AktualitetPolitikëTë fundit

“Përgjysmojmë tarifat për studentët”, Berisha premton: Rrogat e mësuesve do të dyfishohen

Kryedemokrati Sali Berisha ka shpalosur “Programin e Qeverisjes 2025-2029 për Arsimin dhe Shkencën”. Gjatë fjalës së tij, kreu i demokratëve ka theksuar se në kuadër të këtij programi, do të dyfishojnë buxhetin për arsimin.

Teksa ka premtuar se nëse vijnë në pushtet do të transformojnë sistemin arsimor, Berisha është shprehur se do të dyfishojnë rrogat e arsimtarëve dhe tarifat e studimit do të përgjysmohen. Kryedemokrati ka folur me shifra dhe ka thënë se rroga minimale e padagogut do të shkojë në 2 mijë Euro.

Sali Berisha: Ne hapëm dyert, ata ftuan politikën e dyrve të hapura. Politikë kjo e adaptuar nga vendet e lira prej shumë e shumë dekadash. Diktaturat e kishin frikë shkollën e lartë, dhe e përdornin si privilegj. Vendet e lira, e shihnin si një mundësi, si një oportunitet për të gjithë ata që dëshironin të shkolloheshin. I vunë kufizimit, vunë mesataren si një satër, duke përjashtuar absolutisht 95% të të gjithë fëmijëve të zonave verilindore-juglindore të vendit, sepse shkollat e mesme të tyre ishin larg shkollave të mesme të Tiranës dhe të qyteteve, në shumë aspekte.

Të paraqesim programin real konkret me të cilin do të transformojmë arsimin shqiptar. Leva e Arkimedit do të jetë transformimi dixhital. Aplikimi i të gjitha teknologjive më të reja. Vetëm në këtë mënyrë, duke e vendosur këtë sistem në orbitën e transformimit teknologjik, ne do ta transformojmë atë me shpejtësi dhe kjo përbën inkurajim të madh për ne sepse kur e sheh ku ke rënë, me të drejtë thua si do të ngjitemi ne dhe si do të kapim ne kohën.

 

Fraksion.com