Paralizohet qarkullimi i automjeteve në rrugën Maqellarë – Peshkopi, të bllokuar edhe të sëmurë që ishin nisur në spital!
Prej rreth tre orësh dhjetëra automjete dhe qindra qytetar janë bllokuar në rrugën Maqellarë – Peshkopi.
Gazetari Enver Doçi raporton se për shkak të punimeve që po bëhen në lotin e tretë të rrugës së Arbrit në segmentin Herebel – Peshkopi, qarkullimi është paralizuar. Drejtuesit e mjeteve dhe udhëtarët thonë se mes tyre ka edhe të sëmurë që janë nisur drejt spitalit të Dibrës, por askush nuk merr përgjegjësi për të liruar qarkullimin.
Për shkak se ndërtimi i kësaj rruge po bëhet në gjurmët e rrugës ekzistuese, mjetet nuk kanë alternativë tjetër për të qarkulluar drejt Peshkopisë apo Tiranës.
Fraksion.com