Miratohen detajet e “Durana Tech Park”, Gonxhja: Kushte të favorshme për zhvillimin e industrive të avancuara
Këshilli i Ministrave miratoi sot planin e detajuar të zhvillimit të “Durana Tech Park”, parku i parë teknologjik në Shqipëri.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja në një deklaratë për mediet pas mbledhjes së qeverisë, bëri të ditur se qeveria synon ta pozicionojë këtë park si një qendër të rëndësishme e zhvillimit ekonomik e inovativ.
“Ky park do të konkurrojë në rajon dhe globalisht, duke sjellë përparësi strategjike dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik për vendin”, tha ministri.
Po ashtu, vuri në dukje ai, qëllimi i këtij është krijimi i një mjedisi të veçantë ekonomik dhe teknologjik që ofron kushte të favorshme për zhvillimin e industrive të avancuara.
“Fokus është nxitja e investimeve vendase dhe të huaja dhe krijimi i një territori me një regjim fiskal dhe doganor të lehtësuar”, deklaroi ministri.
Fraksion.com