Gerti Ferra flet për Bernardin dhe debatet me Laertin: E kam menderos
Ish banori i “BBVA”, Gert Ferra, ishte i ftuar ditën e sotme në “Big Brother Radio”. Ai bëri një analizë më të hollësishme rreth strategjisë së tij brenda shtëpisë, lojës së banorëve dhe mbi debatet e ashpra që kishte ditët e fundit me Laert Vasilin.
I pyetur nga Arbri në Prime pas daljes së tij, Gerti tha se Laerti duhet ta fitojë Big Brother-in. Vazhdon ai të mendojë të njëjtën gjë?
Ishte një impresion i imi dhe ishte me të vërtetë një bindje aty kur dola. Unë tani e kuptoj që me Laertin e kam dhje*ë içik tani, por ishte momenti. Na mori na vuri përpara të dyve. Edhe ai mund të ishte pak më i matur se është 10 vjet më i madh dhe të thoshte ‘Gert, hajde këtu se po gabon’. Nuk e bëri këtë gjë. Pra le të themi, pra e ndjeva deri diku që e kam menderos me Laertin, por i qëndroj gjërave sipas llojit time. Prisja edhe nga Laerti diçka të tillë, që të bënte një hap mbrapa edhe Laerti. Të më bëhej një ftesë. Ndoshta do shkoja edhe unë si më i vogël tek Laerti’
Përveç se debateve, cilin prej banorëve ai do ta takojë edhe jashtë dhe do të mbajë shoqëri?
Shoqëri nuk do të vazhdoj me Bernardin, por me Bernardin kam pasur një moment të bukur për të cilin do ta them. Unë, Bernardi, Klajdi, Laerti morëm birrat, filluam të pinim dhe Bernardi u shkri dhe kishte një humor e bëmë hedhje batutash të jashtëzakonshme. Mos të mjaftonte kjo, shkuam për t’u shtrirë të gjithë dhe ju deshën 6 minuta për të veshur bluzen. E kapi ashtu. Nuk e ke idenë. Aty ishte e bukura që ta vishte bluzen vetë. Me lot kemi qeshur. 6 burra me lot. U shtrimë dhe nuk mundesha dot më’
Fraksion.com