AktualitetPolitikëTë fundit

Absurde që një politikan i ri të dënohet pa dokumente ligjore”/ Kreu i Unionit të të Përndjekurve politikë viziton Salianjin në burgun e Fierit

Ish- deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, është vizituar ditën e sotme në burgun e Fierit nga kreu i Unionit të të Përndjekurve politikë Besim Ndregjoni, i shoqëruar nga dy ish të burgosurit politikë, Demir Pojani dhe Nuri Stepa.

Pas takimit që zgjati më shumë se një orë, Ndregjoni pohoi për mediat se “ne nuk i përkasim politikës, por një shtrese që mbron të drejtat dhe liritë e njeriut ndaj jemi në mbrojtje të një të dënuari pa asnjë bazë ligjore”.

“Ne e mbështetëm moralisht Salianjin”- ka pohuar Ndregjoni, ‘pasi është një politikan i ri dhe është absurde të dënohet pa asnjë dokument ligjor, dhe kjo është pasojë e faktit se Shqipëria prej tre dekadash nuk po dënon krimet e komunizmit’.

Këtu kemi ardhur që të bëjmë një apel kombëtar që të mos e përdorni drejtësinë për urrejtje dhe hakmarrje politike. Bëni drejtësi të barabartë për të gjithë, si për qytetarin e thjeshtë , si për pushtetarin e madh. Ne sot i përcjellim mesazhin edhe politikës, edhe opozitës, jepni drejtësi, ”-ka theksuar në fjalën e tij.


Fraksion.com