AktualitetTë fundit

Vëllai i Hekuran Dedës del nga SPAK: Kishin përparuar me hetimet e “21 janarit”

Vëllai i Hekuran Dedës, Zabit Deda menjëherë sapo ka dalë nga SPAK-u ka folur për mediat. Ai ka thënë se SPAK ka përparuar hetimet për sa i përket çështjes së 21 janarit.

Ai u shpreh se beson se ngjarja do të zbardhet. Ai deklaroi se në SPAK do të dëshmojnë dhe vëllezërit e tjerë të tij.

Zabit Deda, vëllai i Hekuran Dedës: Ato gjëra që na kërkuan ne i thamë. Besoj se 21 janari do zbardhet si ngjarje. SPAK kishte përparuar me hetimet. Po janë thirrur edhe vëllezër të tjerë për të dëshmuar.

Pyetje: Çfarë kërkuat në SPAK?

 

 

Zabit Deda: Ato që na kërkuar i kemi thënë…

Pyetje: A keni besim se kjo ngjarje do të zbardhet?

Zabit Deda: Shpresoj se do të zbardhet.

Pyetje: A kishte përparuar SPAK me hetimet?

Zabit Deda: Po.

Pyetje: Do të dëshkojnë vëllezërit e tjerë?

Zabit Deda: Po.

Pyetje: Kur do të dëshmojnë?

Zabit Deda: Do t’i shihni.

Pyetje: Të gjithë vëllezërit do të dëshmoni?

Zabit Deda: Po.

Zabit Deda, prej orës 10:00 është thirrur nga prokurori i posaçëm, Alfred Shehu që po kryen veprime hetimore mbi vrasjet e 4 protestuesve më 21 janar 2011 nga Garda e Republikës që kishte marrë në ruajtje Kryeministrinë.

 

Fraksion.com