AktualitetPolitikëTë fundit

Rama-opozitës: Noc Rrokun do marrin edhe më 11 Maj, këtu do jemi

“Shiko shkollat në Tiranë, Noc Rroku! Që kanë mbetur pa oborre se ua kanë grabitur mafiozët e ndërtimeve”.

Ky ishte një tjetër koment të cilit kryeministri Edi Rama vendosi t’i kthejë përgjigjet direkt përmes një videoje në rrjetet sociale.

Duke i kthyer përgjigje për shkollat, ai sfidoi komentuesin që të dalin së bashku nëpër kryeqytet për t’i parë ato.

“Patjetër Adrian të ftoj të dalim bashkë një xhiro nëpër Tiranë dhe t’i shohim bashkë shkollat, por duhet të marrim bukë me vete se janë shumë për t’u parë, madje na duhet të marrim nja 3 ditë, të paktën nja 3 ditë leje nga puna se 1 ditë është shumë pak për t’i parë të gjitha”, tha Rama.

Sipas Ramës, janë 45 shkolla të reja në Tiranë ndërsa 10 të tjera në proces.

Kryeministri Edi Rama mori si shembull, shkollën “Kosova”, të cilën thotë se qeverisja socialiste e ngriti nga hiri. Një koment e ka edhe për kundërshtarët politikë në zgjedhje, për të cilët shprehet se, “më 11 Maj do të marrin Noc Rrokun”.

“Ndërsa historia e grabitjes së oborreve është e vjetër shumë ajo, e kohës së rrumpallës së viteve ’90 dhe ashtu edhe kthimet e pronave në oborre shkollash janë dhe ato një histori e tejkaluar, edhe ajo e vjetër tanimë. Një nga ato kthime u bë te shkolla “Kosova”. Asokohe isha kryetar bashkie dhe u thashë harrojeni se do të mund ndonjëherë të ndërtoni pallat në vend të shkollës sa të jem unë këtu. Prenë dhe pishat, pastaj i vunë zjarrin dhe godinës. Por ama në fund shko shikoje, e ringritëm nga hiri si feniksin shkollën më të vjetër të Tiranës. Meqë ke përmendur Noc Rrokun, e kam qejf Nocin. Noc Rrokun morën nga i gjithë ai agresion mbi truallin dhe mbi godinën e shkollës “Kosova”, njësoj siç do ta marrin më 11 Maj Adrian, ku shqiptarët brenda dhe jashtë t’u tregojnë se Shqipëria nuk do të rrëshqasë më kurrë tëposhtë, por vetëm do ngjitet e do ngjitet lart drejt majës së 2030 në Bashkimin Europian. Erdhi 11 Maji, këtu do jemi”, tha Rama.

 

Fraksion.com