“Nuk fitova vite më parë”, Iris Luarasi: E vërteta e garës sime për drejtoreshë të RTSH!
Iris Luarasi, është emri më i përfolur për pozicionin e drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar.
E ftuar në DritareTv Luarasi ka hedhur poshtë spekulimet, duke theksuar se nuk është kandidate për këtë post.
“Unë nuk kam aplikuar për këtë post. Nuk jam kandidate. Ka një procedurë të caktuar për t’u bërë kandidate, procedurë që unë nuk e kam kryer, pra nuk kam kandiduar. Është e çuditshme që sa herë ka zgjedhje të tilla në RTSH, emri im është aty. Unë i falënderoj shumë njerëzit për këtë mendim, sepse e shoh si vlerësim. Këtë radhë nuk e kisha menduar fare. Kam garuar disa vite më parë, rreth 3 apo 4 vjet më parë, dhe nuk e fitova. Ai ishte momenti kur e mendova si të duhur për të kandiduar, por nuk ja dola. Atë ditë që mora vesh rezultatin, sigurisht që u mërzita. Tani, në këto zgjedhje, mora në konsideratë disa gjëra personale dhe familjare dhe nuk mora pjesë. Një shembull është fakti që, nëse do të bëhesha drejtoreshë e RTSH-së, nuk do të kisha më mundësi të mbaja fëmijët në shkolla jashtë, do të duhet t’i sillja në Shqipëri. Nuk do ja kisha dalë dot me rrogën e RTSH-së.”- tha Iris Luarasi.
Fraksion.com