Kthehen në Itali 4 nga 49 emigrantët e ardhur sot në Shëngjin
4 nga 49 emigrantët që mbërritën sot në Shëngjin do të dërgohen në Itali mbrëmjen e sotme. ANSA raporton se bëhet fjalë për 3 emigrantë të mitur dhe 1 të rritur vulnerabël që do të kthehen në shtetin italian.
Ata mbërritën mëngjesin e sotëm në Shqipëri së bashku me 45 emigrantë të tjerë me anijen ushtarake italiane “Cassiopea”.
Emigrantët e ardhur në Shëngjin me kombësi nga Egjipti, Bangladeshi, Bregu i Fildishtë dhe Gambia i janë nështruar procedurave të parë për azil gjatë ditës së sotme.
Kjo pasi Gjykata e Romës nuk konfirmoi si të ligjshëm ndalimin e tyre. Emigrantët e paligjshëm mbërritën në Shqipëri në kuadër të marrëveshjes Rama-Meloni firmosur në Nëntor 2023
Fraksion.com