AktualitetTë fundit

Arkëmorti i Kryepeshkopit Anastas Janullatos vendoset në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

Kryepeshkopit Anastas Janullatos mbërriti sot në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.

Kortezhi me priftërinj shoqëroi arkivolin, ndërsa të shumtë ishin besimtarët që kishin dalë në rrugë për t’i dhënë lamtumirën e fundit Kryepeshkopit.

Mëngjesin e sotëm, trupi i Kryepeshkopit Anastas Janullatos mbërriti në Kakavijë, ku pati një ceremoni nderimi. Besimtarë të shumtë, banorë të Dropullit dhe personalitete, kishin dalë ta prisnin arkëmortin që në pikën e kalimit kufitar. Kortezhi më pas kaloi në rrugën nacionale, pranë fshatrave minoritarë dhe në katedralen “Ringjallja e Krishtit” në Gjirokastër u mbajt një meshë.

Kortezhi më pas është nisur drejt kryeqytetit dhe rreth orës 16:00 ka mbërritur në Tiranë.

Me vendosjen e trupit të Kryepeshkopit Anastas, në Katedralen Ortodokse, kanë nisur homazhet, më vonë do të vijojë liturgjia deri në orët e para të ditës së mërkurë si dhe përshpirtjet.

Pritet që të mbërrijnë në Tiranë patriarkët më të rëndësishëm të Kishës Ortodoske (i Aleksandrisë, i Jeruzalemit, i Rumanisë etj).

Shërbesa e varrimit do të kryhet ditën e enjte, datë 30 janar, ora 11:00, pas Liturgjisë Hyjnore. Shërbesa e funeralit që zakonisht zgjat nga 40 minuta deri në 1 orë, në këtë rast është e paparashikueshme, për shkak se përveç Patriarkut të Kishës Ortodokse, pritet të marrin pjesë me fjalime edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ashtu edhe Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.

Trupi i Kryepeshkopit Anastas do të prehet në kriptën brenda katedrales që ai vetë ishte nismëtari për ta ndërtuar. Nga Kisha e Shqipërisë është shpallur pesë ditë zie nga data 25 deri më 29 janar 2025.

Fraksion.com