AktualitetTë fundit

21 janari: Paraqiten në SPAK dy vëllezërit e Hekuran Dedës

Ditën e sotme janë paraqitur në SPAK për të dhënë deklarime Agim dhe Zabit Deda, vëllezërit e Hekuran Dedës, një prej viktimave të “21 janarit”.

Ngjarja tragjike ndodhi 14 vite më parë  ku gjatë tubimit të opozitës së atëhershme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” mbetën të vrarë 4 qytetarë.

Ata ishin  protestuesit Hekuran Deda, Ziver Veizi, Aleks Nika dhe Faik Myrtaj.

SPAK po kryen hetime për “21 janarin” pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut e cila cilësoi ngjarjen si “vrasje shtetërore”.
Fraksion.com