AktualitetPolitikëTë fundit

Shorti për çështjen e Salianjit në Gjykatën e Lartë, Bardhi: Akt i paprecedentë, gjyqtarët mos të pranojnë të përdoren politikisht

Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me ndryshimin e trupës gjykuese të zgjedhur me short në çështjen në Gjykatën e Lartë për ish-deputetin e PD Ervin Salianji.

Bardhi se ky është një akt i paprecedent. Ai shtoi se ndaj ish-ligjvënësit vijon padrejtësia. Ai i bëri thirrje gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë që të mos pranojnë të përdoren politikisht.

Postimi i Gazment Bardhi:

Akti i paprecedent i ndryshimit të trupës gjykuese të zgjedhur me short në çështjen në Gjykatën e Lartë të kolegut Ervin Salianji, është shembulli më i shëmtuar sesi nuk mund të jetë kurrë drejtësia.

 

Duke dënuar me forcë manipulimin në rastin konkret, apeloj që gjyqtarët e ndershëm në Gjykatën e Lartë të mos pranojnë të përdoren politikisht për të mbajtur gjallë një padrejtësi dhe për t’u keqpërdorur për hakmarrje politike ndaj kundërshtarëve të regjimit të Edi Ramës.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com