Burri në Devoll ngacmoi 15-vjeçarin! Djali: Donte të më hiqte tutat, më tha ‘të jap lekë’. Nëna: Dua drejtësi
Policia njoftoi mesditën e sotme për një rast të ngacmimit seksual në Devoll ku një 45 vjeçar kishte ngacmuar seksualisht një 15 vjeçar.
Për ngjarjen e rëndë, ka folur vetë djali që dyshohet se është ngacmuar. Ai ka thënë se burri donte ta gënjente me para dhe se donte t’ja ulte pantallonat. Ndërsa, nëna kërkon drejtësi.
Flasin nëna dhe i biri:-
15 vjeçari: “Në dyqan, më tha mua hajde pak me mua. Jo nuk e njihja, pastaj kur vinte herë pas here e njoha. 3 herë jam takuar. Më ka thënë hajde me mua, do të jap lek, do të çoj këtu, do të çoj atje. I thashë jo se unë dal me shokët. S’kam nevojë. Pastaj shkuam në këmbë nga xhadeja e në ca qershi, më tha ulu pak në bar. U ula, pastaj u ngrit e po më prekte dhe do më hiqte tutat po unë s’e lashë. Pastaj ika unë. Kaq.”
Nëna e 15 vjeccarit, Ëngjëllushe Gjoza : “Unë punoj në rrobaqepësi, kam 17 vjet atje. Burri ka 5 vjet që më ka vdekur. Jetoj me tre fëmijët e mitur në shtëpi dhe kur kam ardhur ka qenë ora 6:30 e darkës dhe e pashë djalin të trembur. I thashë çfarë ke? Ai ishte i shoqëruar me një shokun e tij. Dhe ai i tha tregoji mamit pse je trembur. Në lokalin e fshatit Poloskë, atje ka qenë një zotëri nga fshati Kuc dhe ma ka gënjyer djalin. Ka trokitur në xhamin e dritares së lokalit dhe i ka thënë me dorë, dil një cik jashtë. Djali tha pse të dal dhe luante bilardo me shokët e tij. Doli dhe i tha pse më do? Burri i tha hajde se do të jap lek. Nuk më duhen lek i tha djali se punon mami e më jep lek. E ka marrë djalin, ma ka mashtruar, ma ka gënjyer dhe kanë ikur më këmbë të dy. Ma ka shpënë në ca qershi të fshatit Poloskë, poshtë varrezave dhe atje me fëmijën tim vetëm 15 vjec, i mitur, mundohej të bënte marrëdhënie seksuale me djalin tim. Djali im kishte një palë pantallona të lidhura me lidhëse poshtë dhe s’mundi t’ja hiqte dot dhe ja ka kapur me duar. Djali kishte në xhepin e xhupit një pineskë që ngulet, ja ka shpuar duart personit dhe u largua me vrap.
Ai e ka ndjekur 10 metro dhe fëmija ikte i trembur dhe shikonte mos vinte ta kapte prapë. Kur erdhi në shtëpi ishte i trembur. Sot e kisha në spital në Korçë, për analiza dhe e kam të trembur jashtë mase nga ai person. I lutem shtetit që të marrë masa rreptësisht për atë person dhe të tjerë që merren me fëmijë të mitur në këto mënyra, që i gënjejnë se do t’i japin lek e që duan marrëdhënie seksuale. I lutem shtetit e policisë që për atë person të marrë masa se dua vetëm drejtësi për djalin tim. Këto ishin tre rastet e para që ai e gënjente që do t’i jepte lek dhe unë s’po ja vija veshin se isha e lodhur nga puna. Ai do ta tensiononte gjëndjen akoma më tepër me fëmijën tim 15 vjeç, dhe nëse do kishte kryer marrëdhënie seksuale tamam, djali im mund të kishte ngelur në vend se është fëmijë. Dua vetëm drejtësi se burri më ka vdekur dhe fëmijën tim sdua të përdorë ai kriminel. Asgjë më tepër.
Fraksion.com