“Nëntë faqe? Kjo është torturë”, Papa Françesku refuzon të lexojë fjalimin gjatë audiencës në Vatikan
Papa Françesku mori vëmendjen e të pranishmëve sot, në 25 janar, gjatë audiencës në Vatikan. Ai refuzoi të lexonte fjalimin e përgatitur nga stafi i tij i komunikimit. Kjo pasi, Ati i shenjtë u ndje i bezdisur teksa mbante në dorë letrat e printuara, të fjalimit të tij.
Dhe ishin jo pak, por 9 faqe – të cilat duhet të lexoheshin nga Papa Françesku si pjesë te fjalimit të tij, shkruan Vatikani News
“Në këtë orë, me stomakun që fillon të më lëvizë, leximi i të gjitha këtyre do të ishte torturë”, tha Papa teksa ia kaloi letrat një bashkëpunëtori aty pranë.
“Në këtë orë, me stomakun që fillon të më lëvizë, leximi i të gjitha këtyre do të ishte torturë”, tha Papa teksa ia kaloi letrat një bashkëpunëtori aty pranë.
Njerëzit në dhomë qeshën dhe filluan të duartrokitnin.
Letrat e fjalimit u larguan prej aty nga Paolo Ruffini, zyrtari i komunikimeve në Vatikan.
Fraksion.com