AktualitetRajoniTë fundit

Mali i Zi, thellohet kriza politike

Në Mal të Zi vazhdon bojkotimi i Parlamentit, ndërsa duhej të votohej projekt-buxhetin i qeverisë për vitin 2025 duke e thelluar kështu krizën politike dhe ekonomike në vend. Ndërsa opozita po pengon punën e Parlamentit duke kërkuar tërheqjen e vendimit për daljen në pension të një anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, shumica parlamentare tha se në këtë mënyrë po rrezikohen institucionet shtetërore në Malin e Zi.

Në Mal të Zi po thellohet kriza politike për shkak se po vazhdon të bojkotohet Parlamenti i vendit, që duhej të votohej projekt-buxheti i qeverisë për vitin 2025. Deputetët e opozitës e penguan atë duke kërkuar tërheqjen e vendimit për daljen në pension të një anëtareje të Gjykatës Kushtetuese që e konsiderojnë si veprim anti-kushtetues.

Seanca u ndërpre disa herë, pasi deputetët e opozitës bllokuan foltoren ku kryetari i Parlamentit Andrija Mandiç i paralajmëroi për veprimet e tyre në Parlament.

Ai e kritikoj opozitën për qëndrim joparimor që po rrezikon autoritetin e parlamentit.

“Autoriteti i këtij parlamenti po vihet në pikëpyetje dhe qytetarët duhet të dine se kjo sjellje do ti dëmtoj institucionet e përgjithshme në vend”, tha zoti Mandiç.

Ndërkaq opozita malazeze kundërshton mbajtjen e seancës parlamentare derisa të zgjidhet çështja e Gjykatës Kushtetuese, ndërkohë që nuk është kundër konsultimit të Qeverisë me Komisionin e Venecias për krizën kushtetuese.

Përfaqësuesi i opozitës malazeze, Danijel Zhivkoviç tha se do të pengoj çdo seancë parlamentare që nuk përfillë kërkesën për anulimin e vendimit për pensionimin e gjyqëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

“Derisa mos të respektohet Kushtetuta e vendit dhe të anulohet vendimi i Këshillit Kushtetues opozita do të pengojë mbajtjen e seancave të rregullta parlamentare”, tha Zhivkoviç.

Në anën tjetër situatën politike në Malin e Zi po e rëndojnë edhe protestat e studentëve, ku kryeministrit Milojko Spajiç, këtë javë ia parashtruan kërkesën duke theksuar dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Danilo Sharanoviç dhe Zëvendëskryeministrit për Siguri dhe Mbrojtje, Aleksa Beçiç.

Ata kërkojnë përgjegjësi nga udhëheqësit politikë dhe autoritetet e sigurisë, pas vrasjes së 13 personave dhe plagosjen e disa të tjerëve më 1 janar në Cetinë.

Organizator i këtyre protestive është grupi i studentëve “Kamo Sutra” (Kah Nesër), të cilët theksuan se nuk kanë lidhje me asnjë parti politike dhe se protestat do ti vazhdojnë dhe po i organizojnë pa asnjë ndikim partiak/VOA

 

Fraksion.com