Gjendet një trup i pajetë në liqenin e Komanit, detajet e para
Trupi i pajetë i një personi është gjetur mëngjesin e sotëm në ujërat e liqenit të Komanit.
Trupi i pajetë është gjetur në mënyrë rastësore nga një banor ndërsa ende nuk është bërë identifikimi i viktimës.
Policia ka nisur menjëherë hetimet dhe është nisur në vendngjarje për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e personit që u gjet i mbytur në ujë.
Fraksion.com