“Ai të ka vendosur një perde”, babai i Loredanës i pakënaqur për lidhjen e saj: S’duhej të arrije deri në atë pikë
Babai i Loredanës ishte këtë mbrëmje në shtëpinë e Big Brother për t’i bërë surprizë vajzës së tij.
“Je afruar shumë me Jozin, erdhe për programin tënd, je vajzë shumë e mirë, shumë e rritur, më bëhet qejfi që t’i të ecësh në rrugën tende dhe jo të ndikohesh nga dikush tjetër që nuk e di a është apo jo për ty. Po të jetë për mirë, keni kohë që të njiheni me njëri tjetrin, por për këtu ti erdhe të bësh programin tënd dhe këtë të bësh”, i tha ai.
“Nuk duhet të kishe arritur deri në pikë. Ti e di që unë s’të ndaloj, por ty të ka mbuluar, të ka vënë një perde por ti nuk e kupton. Megjithatë forca, se ti do i a dalësh, me një cik distancë siç të takon. Të bësh lojën tënde”, i tha babai Loredanës.
“Do t’i mbajë vëth në vesh këto”, tha ajo.
Fraksion.com