Tiranë, arrestohet 40-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar
Një 40-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafikim të lëndëve narkotike, është arrestuar nga Policia Rrugore e Tiranës në kuadër të monitorimeve intensive për rritjen e sigurisë rrugore dhe kapjen e personave të kërkuar.
Gjatë ndalimit dhe kontrollit të automjetit të drejtuar nga shtetasi E. P., në rrugën “Dritan Hoxha”, policia ka zbuluar një shkop metalik, i cili është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Nga verifikimet e kryera, rezultoi se 40-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pas një urdhër arresti të lëshuar nga Gjykata e Torinos, Itali, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”.
Aktualisht, Interpol Tirana po ndjek procedurat për ekstradimin e shtetasit në fjalë në Itali, ku do të përballet me drejtësinë për akuzat e ngritura ndaj tij.
Fraksion.com