AktualitetBota+Të fundit

Përplasje e fortë në telefon mes Trump dhe kryeministres së Danimarkës

Donald Trump e ka seriozisht për marrjen e Groenlandës. “Financial Times” zbulon se kreu i Shtëpisë së Bardhë ka pasur një telefonatë të tensionuar me kryeministren daneze Mette Frederiksen. Sipas të njëjtave burime Trump ka konfirmuar synimin e tij për të blerë Grenlandën. Lajmin e kanë konfirmuar për gazetën 5 zyrtarëve të lartë evropianë.

Biseda 45-minutëshe është zhvillua javën e kaluar, ku kryeministrja daneze i ka bërë të qartë se ishulli “nuk është në shitje”. Financial Times thotë se Shtëpia e Bardhë nuk ka bërë komente për këtë komunikim.

Sipas zyrtarëve, biseda mes Trump dhe Frederiksen mori një “rrugë shumë të keqe”. Një nga burimet e quajti qëndrimin e Trumpit “të tmerrshëm”, ndërsa një tjetër tha se sjellja e tij ishte “e palëkundur”. Sipas të njëjtave burime, danezët tani kanë kaluar në “modalitetin e menaxhimit të krizës” pas tensionit të momenteve të para.

Një ish-zyrtar danez tha se Trump e ka kërcënuar Danimarkën me tarifa të larta duke i përkeqësuar edhe më tej raportet tashmë të vështira. Një burim i informuar për përmbajtjen e komunikimit telefonik i tha gazetës se “qëllimi i SHBA-së është i qartë. Ata duan Grenlandën.

 

Fraksion.com