“Sot triumfoi drejtësia”, GJKKO kthen dosjen e Asllan Dogjanit për plotësim hetimesh
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka kthyer dosjen e deputetit demokrat, Asllan Dogjani, për plotësim hetimesh.
Dogjani, i akuzuar nga SPAK për fshehje pasurie, ka deklaruar pas seancës se sot “triumfoi drejtësia.”