AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Laboratorë Smart për mbi 35 mijë nxënës, shtohen edhe në 615 shkolla

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh me rastin e Ditës Botërore të Arsimit, duke njoftuar për përparimet në fushën e arsimit digjital.

Ai theksoi se laboratorët inteligjentë të rinj po rrisin aftësitë digjitale për mbi 35 mijë nxënës dhe se kjo nismë do të zgjerohet në 615 shkolla të tjera në mbarë vendin.

Kjo nismë synon të përmirësojë cilësinë e arsimit përmes teknologjisë dhe të fuqizojë aftësitë e brezave të rinj.

Në kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar, kurrikula e TIK synohet të përfshihet në të gjitha klasat, nga I-XII dhe kompetenca digjitale të zhvillohet përgjatë gjithë lëndëve tjera.

Falë investimit të deritanishëm, mbi 35 mijë nxënës në arsimin fillor po mësojnë në këtë vit të ri shkollor përmes platformave interaktive, ndërkohë që pas ratifikimit të kësaj marrëveshjeje dhe zbatimit të projektit do të jenë përfitues rreth 130 mijë nxënës të arsimit parauniversitar, nga klasa 1-12.

Me implementimin e fazës së tretë, numri i shkollave të pajisura me SmartLab-e në të gjithë vendin do të shkojë në 915, ndërsa numri i laboratorëve në 970, duke përmbushur kështu edhe një nga objektivat kryesorë për pajisjen e të gjitha institucioneve të arsimit parauniversitar me infrastrukturën e nevojshme, që do t’i bëjë nxënësit të aftë të përshtaten me kornizën e re kurrikulare të përmirësuar, që mbështetet gjerësisht te teknologjia për zhvillimin e procesit mësimor dhe më të përgatitur edhe përballë sfidave të tregut të punës, që kërkon profesionistë të zotë të pajisur me aftësi digjitale.

 

Fraksion.com