“Punonte si postier”, Lulzim Visha u qëllua me 12 plumba brenda makinës së punës, detaje
Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen e Lulzim Vishës, 48-vjeçarit që u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm në një automjet në Zall Mner.
Sipas dëshmive paraprake të marra nga banorët në zonë, nuk janë dëgjuar të shtëna armësh, duke ngritur dyshime se vrasësi mund të ketë përdorur një armë me silenciator.
Në makinën ku ndodhej viktima, e cila rezulton të jetë mjeti i tij i punës, policia ka gjetur mbi 12 gëzhoja. Viktima punonte si postier në një postë private dhe ndodhej në automjetin e punës në momentin e ngjarjes.
Policia ka ngritur postblloqe përreth zonës për të kapur autorët.
Pista kryesore e vrasjes së Lulzim Vishës është hakmarrja, pasi vëllai i tij vrau në vitin 1997 një person, por nuk përjashtohen edhe pista të tjera për atentatin.
Sipas vendimit të datës 29.06.2001 të Gjykatës së Rrethit Tiranë, e cila i ka dhënë 12 vjet burgim, për veprat penale të “Vrasjes me dashje” dhe të “Armëmbajtjes pa leje”. Besnik Visha, më datë 10 Prill të vitit 1997, ka vrarë më armë zjarri, për motive të dobëta Refik Domin, ngjarje e kjo e ndodhur në afërsi të Universitetit Bujqësor Tiranë
Policia dhe grupi hetimor po analizojnë provat e mbledhura në vendngjarje për të rindërtuar dinamikën e krimit dhe për të identifikuar autorin ose autorët.
Fraksion.com