Vengu: Kontingjenti VII i anijes “Butrinti”, mision ndërkombëtar në detin Egje
Kontingjenti VII i anijes “Butrinti” është nisur për një mision ndërkombëtar në detin Egje.
Lajmin e dha ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili ndau pamje nga nisja në misionin ndërkombëtar të anijes “Butrinti”.
“Nga Pashalimani drejt detit Egje, Kontingjenti VII i anijes “Butrinti” niset për misionin ndërkombëtar për të përfaqësuar Shqipërinë me dinjitet dhe shpëtuar jetë njerëzish”, u shpreh Vengu.
Ministri theksoi se ky është një tjetër kapitull përkushtimi dhe solidariteti në misionet e NATO-s.
Vengu shprehu mirënjohje për çdo sakrificë që bën këtë mision një histori suksesi.
Fraksion.com