“Sterilizimi”, Beqaj tërhiqet nga gjykimi i shkurtuar, shpërthen ndaj togave të zeza: Nuk doni të zbuloni të vërtetën!
Gjykata e Posaçme kalon për gjykim dosjen “Sterilizimi”.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se të pandehurit Ilir Beqaj, Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj do të përballen në gjyq me akuzën e “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” dhe “grup i strukturuar kriminal”.
“Më janë shkelur të drejtat. Procesi është dëmtuar në mënyrë të qëllimshme. Nuk ka asnjë akuzë të shkruar për atë që akuzohem. Ndikimi juaj është politik. Vendimet tuaja i duartroket Sali Berisha. Unë nuk kam mundësi të mbrohem por vetëm të denoncoj”, është shprehur Beqaj.
Klodian Trjepaj dhe Ilir Rrapaj kërkuan gjykim të shkurtuar dhe pushim të akuzave dhe çështjes.
Ilir Rrapaj kërkoi gjithashtu ekspertizë për të përcaktuar se sa është dëmi.
“Sa është dëmi, ku kam mashtruar dhe sa”, ka deklaruar ai në seancën paraprake.
Fraksion.com