AktualitetPolitikëTë fundit

“Shpëtoni Shqipërinë nga të këqijat”, Berisha apel emigrantëve: Vota juaj më rëndësi jetike për vendin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale u ka bërë thirrje shtetasve shqiptar që jetojnë jashtë vendit që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Berisha tha se vota e tyre do të ketë një rëndësi jetike për vendin.

“Gjatë këtyre 11 viteve, çmimet në Shqipëri, të ushqimeve, ilaçeve, kanë njohur rritje stratosferike. Ato janë sipas Eurostat, 10 deri në 250% më të shtrenjta sesa në vendet kryesore të Bashkimit Europian. Dhe kjo për prindërit tuaj është një katastrofë e vërtetë. Prandaj dhe vota juaj në këto zgjedhje është e një rëndësie jetike për shpëtimin e prindërve, familjarëve tuaj por edhe të vendit tuaj”, tha Sali Berisha.

Më tej, kryedemokrati paraqiti dhe udhëzimet se si qytetarët që jetojnë jashtë Republikës së Shqipërisë mund të regjistrohen në platformën e cila u ofron atyre hapësirën për të marrë pjesë në këto votime.

“Kështu që nga zemra ju bëj thirrje: Regjistrohuni në portalin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, diaspora.kqz.gov.al,  në portalin e Partisë Demokratike www.pd.al/diasporavoton. Ky i fundit do t’iu japë ju automatikisht udhëzimet me të cilat orientoheni si të përdorni portalin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ju ftoj të hyni në linkun që shfaqet në ekran www.pd.al/diasporavoton, në mënyrë që të votoni të gjithë me 11 Maj për të shpëtuar Shqipërinë nga të këqijat e mëdha që Edi Rama i ka bërë këtij vendi në këti 12 vite të qeverisjes së tij”, tha Berisha.

 

Fraksion.com