AktualitetTë fundit

Proda pret ambasadorin e Brazilit: Thellojmë bashkëpunimin për goditjen e krimeve ndërkombëtare

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka zhvilluar sot një takim kortezie, në ambientet e Drejtorisë  së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me ambasadorin e Republikës Federative të Brazilit, João Tabajara De Oliveira Júnior dhe zëvendësambasadorin, Ricardo Primo Portugal.

Gjatë bisedës, Proda dhe Ambasadori konfirmuan gatishmërinë e plotë të organizatave që ata përfaqësojnë, për të intensifikuar bashkëpunimin, në koordinimin e Interpol dhe Europol, me qëllim goditjen e rrjeteve të trafiqeve dhe krimeve të tjera ndërkombëtare.

Gjithashtu, Proda dhe Ambasadori çmuan bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet agjencive ligjzbatuese të të dyja vendeve, i cili ka rezultuar me konstatimin dhe goditjen e një sërë rastesh të trafikimit të vajzave dhe grave nga Brazili, me qëllim ushtrimin e prostitucionit në Shqipëri.

Më tej, u dakordësua që ky bashkëpunim të mos kufizohej vetëm në aspekte të punës policore, por të shtrihej edhe tek ofrimi i trajnimeve për punonjësit e sektorëve që merren me hetimin e krimeve, shkëmbimi i metodave dhe eksperiencave më të mira policore, si dhe tek asistenca teknologjike.

 

Fraksion.com