AktualitetPolitikëTë fundit

Ilir Meta kërkon divorcin nga Monika Kryemadhi, Gjykata cakton datën e seancës

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kërkon divorcin me Monika Kryemadhin. Pasi e paralajmëroi publikisht disa muaj më parë, Meta ka nisur edhe procedurat ligjore.

Gjykata Civile e Tiranës ka caktuar datën për seancën për kërkesën e Metës. Gjykata do të shqyrtojë padinë e Metës në 21 shkurt, ora 10.30.

“Lidhur me çështjen me paditës I.M dhe të paditur M.K. Me objekt “zgjidhje martese” është caktuar seanca gjyqësore 21.02.2025, ora 10:30”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

 

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka njoftuar më 20 qershor ndarjen me Monika Kryemadhin.

 

Meta tha se ndarja e tij me Kryemadhin tashmë është duke u ndjekur dhe në rrugë ligjore.

Gjatë intervistës, Meta tha se ka lajmëruar dhe fëmijët e tij për vendimin e marrë.

“Znj. Monika Kryemadhi është tashmë ish-bashkëshortja ime dhe sot kam ndjekur edhe rrugën juridike për këtë çështje dhe kam njoftuar edhe djalin tim Besar Ilir Meta”, u shpreh Meta.

Arsyet mbi këtë vendim Ilir Meta nuk i përfoli.

 

Fraksion.com