Gjiknuri: Qeveria do të shtyjë vlefshmërinë e dokumenteve të skaduara vetëm për diasporën
Sekretari për Organizimin dhe Çështjet Zgjedhore në Partinë Socialiste, Damian Gjiknuri, në një intervistë për mediet bëri të ditur se qeveria do të shtyjë vlefshmërinë e dokumenteve të skaduara vetëm për diasporën. Kërkesa u bë pak ditë më parë nga Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.
Gjiknuri theksoi se me opozitën është rënë dakord vetëm për tre elemente në Kodin Zgjedhor, duke hedhur poshtë propozimin e PD për votimin e shtetasve shqiptarë jashtë vendit me dokumente biometrike të vendit ku jetojnë.
“Nuk do të pranojmë të votojnë njerëz me dokumente të huaja që nuk kanë asnjë mjet identifikimi shqiptar”, tha Gjiknuri.
Sipas Gjiknurit, kërkesa e Partisë Demokratike është absurde.
“Lë vend për alibi kur ata të humbin zgjedhjet”, tha Gjiknuri.
Fraksion.com