AktualitetTë fundit

4 persona përfundojnë në spital pasi automjeti del nga rruga në autostradën Vlorë-Fier

Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjteje në autostradën Vlorë-Fier.

Një automjet ka dalë nga rruga, ndërkohë që janë lënduar katër nga 6 personat që ndodheshin në të.

Mësohet se të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit.

 

Fraksion.com