‘Komplet familjen atij’ – Jozi shan rëndë Gjestin
Atmosfera brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania ka arritur nivele të reja tensioni pas një përplasjeje të fortë mes Jozi dhe Gjestit.
Në një moment të tensionuar, Jozi ka shpërthyer me një fjalor të ashpër ndaj Gjestit, duke përdorur fjalët: “E di kabilja çka është, komplet kabiljen atij,” një deklaratë që ka nxitur reagime të shumta nga shikuesit dhe ka shtuar më tej atmosferën e nxehtë mes banorëve.
Gjesti, që shpesh është bërë objekt i kritikave dhe ofendimeve, duket se po përballet me një presion të madh emocional, i cili ka sjellë edhe përplasje të tjera. Më herët, ai ishte shënjestruar nga Xumi, i cili e ofendoi rëndë duke përdorur sharje personale, duke përfshirë fjalë të papranueshme për familjen e tij.
Këto momente dramatike kanë shkaktuar debate të forta mes fansave të spektaklit, që janë të ndarë në mbështetje dhe kritikë ndaj banorëve. Disa shikues e konsiderojnë sjelljen e banorëve si të papranueshme, duke ngritur pyetje mbi etikën e spektaklit dhe ndikimin që kjo mund të ketë në audiencën e tij.
Fraksion.com