Këlliçi takim me shqiptarët në Bronx, NY: Janë mobilizuar për t’u regjistruar dhe për të votuar në 11 maj
Drejtuesi politik i PD për Tiranën Belind Këlliçi, ka publikuar në Facebook pamje nga takimet e tij me shqiptarët në Bronx, Nju Jork, SHBA.
Këlliçi shprehet se këto takime ishin fantastike. Ai shton se shqiptarët në diasporë janë të vendosur për ta sjellë ndryshimin në Shqipëri.
“Takime fantastike dhe vendosmëri absolute e shqiptarëve të Bronx, New York, për të sjellë ndryshimin e shumëpritur në Shqipëri
Takimet në Valbona Caffee dhe Astor Bar do të mbeten përherë në kujtesën time 🙏🏻
Faleminderit të gjithë shqiptarëve të Amerikës që janë mobilizuar për tu regjistruar dhe për të votuar në 11 maj ✌🏻
Asgjë nuk është a pamundur kur jemi bashkë 🇦🇱🤝🇺🇸”, shkruan Këlliçi.