SPAK shpall pretencën për Sonila Qaton, kërkohet një vit burg për ish-drejtoreshën e ARRSH
Prokuroria e Posaçme ka shpallur pretencën për Sonila Qaton, ish-drejtoreshë e Autoritetit Rrugor Shqiptar. SPAK kërkoi cilësimin e saj fajtore dhe dënimin me 1 vit burg.
SPAK kërkon edhe dënim plotësues që për 5 vite, Qato të mos ushtrojë funksione publike.
Për Simon Prendin është kërkuar 2 vjet burg dhe për 3 vite të tjera të mos ushtrojë asnjë funksion publik.
Prokuroria ka kërkuar për Elona Gogon 1 vit burg dhe për 5 vite të tjera jashtë funksioneve publike.
Erdit Salillari rrezikon 9 muaj burg dhe 5 vite jashtë funksioneve publike.
Admir Pahumi SPAK ka kërkuar 1 vit burg dhe 3 vite dënim plotësues. Nikollaq Mihali SPAK kërkon dënimin me 8 muaj dhe 3 vite jashtë funksioneve publike.
Miranda Shkurti 16 muaj shërbim prove dhe 3 vite jashtë funksioneve publike. Për Arbër Trokën SPAK ka kërkuar dënimin me 2 vjet burg dhe për 3 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik.
Almir Hoxhaj SPAK ka kërkuar 2 vite burgim dhe për 3 vite të tjera jashtë funksione publike.
Për Arjana Hasanin SPAK ka kërkuar 4 vite shërbim prove dhe për 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik.
Fraksion.com