SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun e Shkodrës, Bardh Spahia. Zbardhet akuza për demokratin
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka marrë këtë të martë të pandehur ish-kryebashkiakun e Shkodrës, Bardh Spahia, për veprën penale “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të giykatës”, parashikuar nga neni 320 i Kodit Penal.
Spahia është kallëzuar nga shtetasi Mark Molla, i cili pretendon se ish-kryebashkiaku e ka shkarkuar nga detyra si drejtor i Ujësjellësit, pa pasur të drejtën për një veprim të tillë.
Nga ana e tij, Spahia nuk ka dhënë asnjë shpjegim për mediat në lidhje me këto akuza dhe nuk ka komentuar publikisht mbi çështjen.
Fraksion.com