Rama në Davos, nënshkruan me Zelenskin marrëveshje të rëndësishme në fushën e sigurisë
Kryeministri Edi Rama nënshkroi sot në Davos me Presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky një marrëveshje.
Kryeministri Rama ndodhet në Davos, ku po merr pjesë në punimet e Forumit Ekonomik Botëror.
Rama zhvilloi sot në Davos një takim edhe me Christine Grahn, kreun e Marrëdhënieve me Qeveritë dhe Politikën Publike të TikTok-ut për Europën.
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një seri takimesh dhe aktivitetesh në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik Botëror 2025, i cili mbahet në Davos – Klosters, në Zvicër.
Së bashku me liderë nga vende të tjera të botës, kryeministri Edi Rama është pjesëmarrës në disa tryeza të rrumbullakëta, si dhe panelist në sesione të ndryshme ndërsa takohet përgjatë tre ditëve të Forumit me homologë, liderë të biznesit, drejtues të organizatave të ndryshme ndërkombëtare dhe personalitete të tjera pjesëmarrëse në Forum.
Me misionin “Ne bashkojmë qeverinë, bizneset dhe shoqërinë civile për të përmirësuar gjendjen e botës” – këtë vit Forumi bën bashkë rreth 3000 liderë, nga mbi 130 vende, mes të cilëve, 350 liderë qeveritarë, duke përfshirë 60 kryetarë shtetesh dhe qeverish për të adresuar sfidat kryesore globale dhe rajonale.
Fraksion.com