Presidenti Begaj dekreton lirimin e Mustafa Nanos nga detyra e ambasadorit
Presidenti Bajram Begaj dekreton lirimin e Mustafa Nanos nga detyra si ambasador në Zvicër.
Përmes një dekreti të firmosur një ditë më parë, 20 janar 2025, kreu i shtetit ka liruar nga detyra e ambasadorit Nanon, post të cilin e mbante që prej korrikut të vitit 2023.
“Presidenti Begaj dekreton lirimin e zotit Mustafa Nano nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, rezident, si dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Principatën e Lihtenshteinit, jo rezident”, sipas njoftimit.
Në dhjetor të vitit që lamë pas, Nano konfirmoi dorëheqjen nga posti përmes gazetës zvicerane LeCanton27.ch.
Në reagimin e tij, ai falënderoi komunitetin shqiptar në Zvicër, duke u shprehur se arsyeja e dorëheqjes ishte personale.
Fraksion.com