“Me atë kapele për pak sa nuk fluturoi!”, Trump bën shaka me veshjen e Melanisë
Për eventin e inaugurimit të Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump , Melania Trump , zonja e parë, veshi një pallto prej leshi mëndafshi të përshtatur nga Adam Lippes, një fund prej leshi mëndafshi dhe një bluzë mëndafshi të fildishtë, të gjitha të dizajnuara nga Lippes dhe e punuar me dorë në qytetin e Nju Jorkut. Ajo e kombinoi ansamblin me doreza lëkure të zeza dhe një kapelë ngjyrë deti me buzë të gjera dhe zbukurime të bardha nga stilisti Eric Javits .
Trump bëri shaka për kapelën e madhe të gruas së tij, duke thënë se ajo pothuajse fluturoi e mori era me vete kur të dy dolën jashtë për të larguar Biden.
“Ajo për pak sa nuk fluturoi ”, tha Trump me shaka.
Kjo batutë vjen pasi disa kamera kanë kapur momentin kur Zonja e Parë Melania Trump në mënyrë të dukshme u përpoq të mbante kapelën në kokë mes rrëmbimeve të erës së fortë së helikopterit ushtarak që transportonte Biden nga Kapitol.
Pak çaste pasi Donald Trump hyri në Rotunda e Kapitolit për t’u betuar si presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara, ai u kthye për të përshëndetur me një puthje gruan e tij Melania. Momenti i ëmbël u bë i sikletshëm pasi kapelja e gruas së tij nuk linte të afrohej.
Momenti u bë viral në rrjetet sociale me shumë që pretenduan se Melania qëllimisht zgjodhi ta mbante kapelën brenda.
Fraksion.com