“Kam një djalë shumë të gjatë, keni dëgjuar ndonjëherë për të?”, Barron “vjedh” ovacionet në inaugurimin e Trump
Djali 18-vjeçar i presidentit Donald Trump, Barron, mori të gjithë vëmendjen gjatë fjalimit të të atit në Capital One Arena në Uashington DC., kur ky i fundit e prezantoi.
“Kam një djalë shumë të gjatë Barron, keni dëgjuar ndonjëherë për të?”, u shpreh Trump, fjali e cila u pasua nga brohoritje të shumta nga turma.
Barron u ngrit në këmbë duke përshëndetur turmën me gjestikulacione që ekzaltuan edhe më shumë të pranishmit.
Trump e vlerësoi djalin e tij si personi që ka thithur edhe votat e të rinjve, që e e afroi më shumë drejt fitores.
Fraksion.com