Vengu: Forcat e Armatosura në shërbim të paqes e sigurisë globale në nëntë vende të ndryshme
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu u shpreh sot se, Forcat e Armatosura të Shqipërisë mbeten në shërbim të paqes dhe sigurisë globale. Prej vitesh, djemtë dhe vajzat shqiptare janë pjesë e misioneve ndërkombëtare të NATO-s, BE-së dhe OKB-së.
Sipas ministrit Vengu, ata kontribuojnë në nëntë vende të ndryshme, nga Letonia në Sudanin e Jugut, nga Bullgaria në Irak, nga Kosova në Egjipt, nga Bosnjë-Hercegovina në Detin Egje dhe deri në Ukrainë.
“Misioni i tyre është të sigurojnë paqe dhe ndihmë humanitare në zona në nevojë.
Ministria e Mbrojtjes do të vazhdojë t’i mbështesë dhe t’i fuqizojë në kapacitete njerëzore, duke rritur rolin e Shqipërisë në misionet ndërkombëtare”, thotë ministri Vengu.
Kujtojmë që rekrutimet në Forcat e Armatosura vetëm në fazën e parë të vitit 2025, janë rritur me 67,1%.
Ministri i Mbrojtjes është shprehur më herët se nëse në çdo fazë të rekrutimeve në vitin 2024 mesatarja e regjistrimeve ishte 237 ushtarakë, vetëm në fazën e parë të vitit 2025 janë regjistruar 353 të rinj e të reja, një rritje prej 67,1%.
Gjatë fushatës së fundit janë ulur gjithashtu me 6️4️,3️% vakancat dhe, rrjedhimisht, largimet krahasuar me mesataren e vitit 2024, theksoi ai.
Fraksion.com