AktualitetEkonomiPolitikëTë fundit

Rama: Vijojnë punimet në dy lotet e para të autostradës Tiranë-Durrës

Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës me nga dy korsi në secilën anë, ku njëra do të shërbejë për emergjencat, do ta kthejnë atë nga autostradë e kategorisë “B”, në autostradë të kategorisë “A”.

Aktualisht po punohet në gjashtë kilometrat e parë të autostradës, e cila në përfundim të punimeve do të kalojë në kategorinë “A”, me zgjerimin e korsive dhe shtimin e limitit të shpejtësisë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga punimet në lotin 1 dhe 2  të kantierit të autostradës Tiranë-Durrës, që përfshijnë gjashtë kilometrat e parë të rrugës në drejtim të Durrësit.

Segmenti i parë ku po ndërhyhet është nga Kthesa e Kamzës deri në Mbikalimin e Rinasit.

Përveç zgjerimit me dy korsi, i gjithë trupi i rrugës do të ribëhet me shtresa rrugore dhe asfaltike, për shkak se tashmë kjo rrugë ka mbaruar ciklin e jetës.

Ajo ishte parashikuar për një fluks makinash prej 40 mijë mjetesh në 24 orë, ndërsa tani në pikun e fluksit shkon edhe 94 mijë mjete.

Rehabilitimi dhe zgjerimi i të gjithë autostradës kushton 250 milionë euro.

Fraksion.com