Izolohen flakët te kompleksi i banimit në “Komunën e Parisit”
Zjarri që ra ditën e sotme, në katin e katërt të një ndërtese në kompleksin e banimit “Kika2” te lagjja e “Komunës së Parisit”, është shuar.
Flakët nisën në një apartament banimi, duke shkaktuar panik. Banorët e kompleksit u evakuuan, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar por vetëm për dëme të konsiderueshme materiale.
Shërbimi zjarrfikës arriti të neutralizojë flakët, duke bërë të mundur izolimin e tyre pasi rrezikohej përhapja në ambiente të tjera.
Shkak për zjarrin dyshohet të ketë qenë një shkëndijë te paketa elektrike e pallatit duke bërë që në pak minuta flakët dhe tymi të përfshijnë apartamentin.
Policia e Tiranës njofton se shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.
“Shërbimet e Policisë po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve”, njofton më tej policia.
Grupi Hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.