Hetimet ndaj Veliajt, Dumani: Në fazën e hetimit paraprak, kontrollet mjet për të gjetur prova
Kreu i SPAK, Altin Dumani foli sot me gazetarët, ku iu përgjigj një sërë pyetjesh nga strategjia për krimin zgjedhor, aplikacionet e krimit Arben Ahmetaj, Erion Veliaj si dhe për Berishën e Metën.
Sa i takon hetimeve për kryebashkiakun Erion Veliaj, kreu i SPAK Altin Dumani tha se ato janë në fazë paraprake dhe se kontrollet u bënë për të gjetur prova.
Po hetohen veprat penale, a do regjistrohet emër konkret për të apo për familjaret?
“Po hetohen veprat penale. Çështja është në fazën e hetimit paraprak kontrollet që janë bërë janë mjet për gjetjen e provës” tha Dumani në një takim për gazetarët.
Dumani theksoi gjithashtu se brenda këtij muaji do publikohet strategjia e institucionit që drejton për krimin zgjedhor.
“Brenda janarit do të publikojmë strategjinë për krimin zgjedhor. Pothuajse ka përfunduar. Deri në fund te janarit shpresojmë të miratohet. Do kemi dhe urdhër për zbatim”.
Fraksion.com