“E majta humbi në 76 vende të botës”, Berisha: Është radha jonë! Diktaturat morën goditje fatale me inagurimin e Trump
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masë së sigurisë “Detyrim Paraqitje” të caktuar nga gjykata.
Ndër të tjera ai u shpreh para demokratëve të mbledhur për ta mbështetur, se diktaturat kanë marrë goditje sot me inagurimin e presidentit të zgjedhur Donald Trump.
Ai u shpreh se ka ardhur koha e të djathtëve në botë, pasi shtoi se në 76 vende, njëra pas tjetrës, të majtat kanë marrë ndëshkimin popullor
“Pra, gjatë kohës që qëndrova në këtë ndërtesë, gjeta aty Zaho Kokën me dosjen e tij. Zaho po dëshmonte, i rrethuar nga disa OPGJ, për Olsi Ramën.
Ai kishte dorëzuar fotografi, video, të cilat faktonin se Olsi Rama është një kriminel trafikant dhe se ai bashkë me një bandë trafikantësh, erdhi nga Bostoni për të vazhduar trafiqet në Shqipëri.
Natyrisht pjesa më e madhe e ndërtesës përbëhej nga plehrat e inceneratorit të Tiranës. Ishin mbi plehrat këtu dhe shumë shpejt do i shihni edhe mbi çati.
Kriminelë të tjerë qarkullonin në seli. Ndaj dhe të vazhdojmë këtë betejë se ashtu siç iu thashë, këta anëtarë të bandës kriminale, që angazhohen në luftë kundër pluralizmit dhe opozitës, do kenë atë fat që meritojnë.
Kohërat nuk janë për diktaturat, koha e Xhorxh Sorosit mori goditje fatale dhe sot inaugurohet presidenti i ri i SHBA, Donald Trump.
Miqtë e mi, është radha jonë.
Në 76 vende, njëra pas tjetrës, të majtat kanë marrë ndëshkimin popullor si parti politike hajdute, si parti politike mashtruese.
I pamëshirë ka qenë verdikti i qytetarëve në 76 vende të planetit, ndaj të majtës mashtruese dhe hajdute.
I pamëshirë do të jetë verdikti i shqiptarëve ndaj të majtës kriminale hajdute, trafikante të Shqipërisë, pra, Edi Ramës dhe veglave të tij”, tha ai.
Fraksion.com