“Detyrim paraqitje”, pas rreth 20 minutash, Berisha del nga SPAK
Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme, në respektim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitje” të vendosur nga gjykata.
Ish-kryeministri dhe njëherësh kryetari i Partisë Demokratike, qëndroi për rreth 20 minuta në SPAK.
Berisha dhe mbështetësit e tij vazhdojnë të kundërshtojnë masat e marra ndaj tij, përfshirë kërkesën e SPAK-ut për rikthimin e arrestit.
Kujtgojmë se kryedemokrati, është në hetim nga SPAK në lidhje me çështjen e ish-kompleksit “Partizani”.
Gjykata e Apelit konfirmoi zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest shtëpie” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, gjithsesi, paralajmëroi se nëse Berisha nuk respekton këtë masë, organi i akuzës mund të kërkojë një masë sigurimi më të rëndë.
Fraksion.com