Celibashi: Pjesë e ekipit që do të numërojë votën e diasporës, edhe partitë politike
Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, në një bashkëbisedim me gazetarët ka bërë me dije se do t’i drejtohet Kuvendit me një kërkesë për të ndryshuar strukturën e cila do të merret me vlerësimin dhe numërimin e votave të diasporës.
“400 mijë shtetas që iu skadon identifikimi elektronik dhe janë 600 mijë shtetas që iu skadon pasaporta. Duke marrë në konsideratë këto numra dhe çfarë është diskutuar me përfaqësues të partive politike, vlerësojmë që është e përligjur që ti kërkojmë qeverisë që të zgjasë me akt normativ afatin e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit të atyre që jetojnë jashtë Shqipërisë”, tha Celibashi.
10,497 regjistrime të shqiptarëve të diasporës janë refuzuar deri më tani, për të votuar më 11 maj.
Regjistrimet e refuzuara janë 3887 në Itali, 2357 Greqi, 1276 Gjermani, 356 SHBA, 251 Angli. Sipas Celibashit, shumica dërrmuese ngarkuan dokumentin e ID në anën e gabuar.
Celibashi: Shkaku lidhet me gabimin që bën shumica dërrmuese e votuesve, ngarkojnë dokumentin e adresës, shumica kanë ngarkuara si dokument dokumentin e identitetit nga shteti italian, e kanë ngarkuar nga ana e gabuar nga faqja nuk e përmban adresën, do duhet të ngarkojnë faqen e dokumentit të identitetit të lëshuar nga shteti italian e cila përmban adresën, e kanë ngarkuar nga faqja që nuk përmban adresën. Mbi 90% e gabimit, mënyra se si dhe dokumenti që ngarkohet në sistem, gjej rastin për të sqaruar që gjatë ngarkimit të dokumentit është shumë e rëndësishme që dokumenti të përmbajë adresën.
Fraksion.com