Adriatik Lapaj dhe Arlind Qori sherr para Ministrisë së Brendshme. Lapaj: Komunistët s’bëhen njerëz!
Grupimi i Adriatik Lapajt dhe Arlind Qorit janë përplasur në shkallët e ministrisë së Brendshme.
Adriatik Lapaj e përfaqësues të partisë Lëvizja Bashkë të Arlind Qorit janë përplasur ashpër në një protestë të organizuar para Ministrisë së Brendshme. Ishte Arlind Qori që kishte paralajmëruar protestë, por asaj i është bashkuar edhe Lapaj, kreu i partisë ‘Shqipëria Bëhet’.
Situata degradoi deri aty sa Lapajn e dëbuan nga podiumi pasi ai tha me thirrjet ‘komunistët nuk bëhen njerëz’. Sipas Lëvizjes Bashkë, Lapaj nuk ishte regjistruar për të mbajtur një fjalim dhe sipas tyre po ‘vidhte protestën’ e zaptonte podiumin..
Shkak u bë radha se kush janë organizatorët e vërtetë të protestës, Lëvizja Bashkë e Arlind Qorrit apo “Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt.