“E kanë kafen si lëng gështenjash”, Rama-emigrantëve: Gjermania është bërë e vështirë për ata vetë! Ne kemi një program të ri
Dhurata dhe Sofo ishin të ftuarit e radhës të kryeministrit Edi Rama në podkastin “Flasim”.
Mes diskutimeve dhe batutave mes tyre dhe kryeministrit, çifti thanë se kanë një djalë që punon jashtë vendit, në Gjermani, ndërsa vajzat jetojnë në Shqipëri, ku e ndihmojnë herë pas here me biznesin.
“Ajo kafja e gjermanëve është sikur pi lëng gështenje”, tha Rama.
“Atje ka taksa, transporte etj. Ndërkohë po të vijë këtu dhe të zgjeroni atë që kam parë unë, që është një mrekulli, do t’i dalë më mirë atij. I del më mirë llogaria, me laps. Agroturizmi taksa nuk ka, tvsh e kemi bërë 6%. Le që ju nëse jeni nën atë nuk paguani tvsh.
Kemi një program të ri që do shpallim së shpejti, që do japim mbështetje financiare për këto aktivitete ju me atë që keni bërë e merrni atë mbështetjen. Është një mbështetje e kombinuar kredi e bute më grand dhe e bëni tamam, tokë keni atje. Ça bën ai atje Gjermani, marangoz, e mori profesionin atje le të vijë të punojë këtu. Është bërë e vështirë në Gjermani për gjermanët, jo më për ne”, shtoi Rama.
Fraksion.com