AktualitetBota+Të fundit

Presidenti francez thotë se dy franko-izraelitë ndër pengjet e para që u liruan

Presidenti francez Emmanuel Macron tha të premten se dy franko-izraelitë, Ofer Kalderon dhe Ohad Yahalomi, ishin në listën e 33 pengjeve që do të lirohen në fazën e parë të marrëveshjes së Gazës.

“Ne po punojmë pa u lodhur për të siguruar që familjet e tyre të ribashkohen me ta,” shtoi ai në postimin në X.

Faza e parë e marrëveshjes së arritur në Doha midis Hamasit dhe Izraelit mund të fillojë të dielën dhe pritet të zgjasë për gjashtë javë.

 

Fraksion.com