AktualitetBota+Të fundit

Gjykata e Lartë mban në fuqi ligjin për ndalimin e rrjetit TikTok në SHBA

Gjykata e Lartë mbështeti të premten unanimisht ligjin federal që ndalon rrjetin TikTok në Shtetet e Bashkuara duke filluar nga e diela, nëse nuk shitet nga kompania e saj mëmë me seli në Kinë. Gjykata vlerëson se rreziku për sigurinë kombëtare që vjen nga lidhjet e rrjetit TikTok me Kinën, i kapërcen shqetësimet për kufizimin e lirisë së shprehjes për 170 milionë përdoruesit e këtij aplikacioni në Shtetet e Bashkuara.

 

Shitja e rrjetit TikTok nuk duket se mund të ndodhë së shpejti dhe megjithëse ekspertët kanë thënë se aplikacioni nuk do të zhduket nga telefonat e përdoruesve ekzistues pasi ligji të hyjë në fuqi më 19 janar, përdoruesit e rinj nuk do të mund ta shkarkojnë atë dhe përditësimet e aplikacionit do të bllokohen. Kjo përfundimisht do ta bëjë aplikacionin jofunksional, thuhet në materialet e paraqitura në gjykatë nga Departamenti i Drejtësisë.

 

Vendimi erdhi në sfondin e komenteve nga Presidenti i zgjedhur Donald Trump, i cili u zotua se mund të negociojë për një zgjidhje dhe ndërsa administrata e Presidentit Joe Biden ka sinjalizuar se nuk do ta zbatojë ligjin duke filluar nga e diela, dita e tij e fundit e plotë në detyrë.

 

Presidenti i zgjedhur Trump, i vetëdijshëm për popullaritetin e rrjetit TikTok dhe për 14.7 milionë ndjekësit e tij në këtë aplikacion, e gjen veten në anën e kundërt të argumentit të paraqitur nga senatorë të njohur republikanë, të cilët fajësojnë kompaninë kineze, që ka në pronësi rrjetin TikTok që nuk ka gjetur një blerës më parë.

Është e paqartë se cilat opsione janë të hapura për zotin Trump, pasi ai të betohet si president të hënën. Ligji lejon një pauzë 90-ditore të kufizimeve ndaj aplikacionit, nëse do të kishte përparim drejt shitjes, përpara se të hynte në fuqi. Avokatja e shtetit Elizabeth Prelogar, e cila mbrojti ligjin në Gjykatën e Lartë në emër të administratës së Presidentit Biden, u tha gjykatësve javën e kaluar se është e pasigurt nëse perspektiva e një shitjeje pasi ligji të ketë hyrë në fuqi mund të mundësonte një afat 90-ditor për TikTok-un.

 

Gjatë dëgjimit të argumentave, një avokat i rrjetit TikTok dhe kompanisë mëmë kineze ByteDance Ltd., tha se do të ishte e vështirë të arrihej një marrëveshje shitjeje, në veçanti pasi ligji kinez kufizon shitjen e algoritmit që e ka bërë jashtëzakonisht të suksesshme këtë platformë të mediave sociale.

 

Aplikacioni u mundëson përdoruesve të shikojnë qindra video në gati gjysmë ore, sepse disa prej tyre zgjasin vetëm disa sekonda, thuhet në një padi të ngritur vitin e kaluar nga shteti Kentucky, ku akuzohet se TikTok-u është konceptuar për të krijuar ndërvarësi dhe për të dëmtuar shëndetin mendor të fëmijëve. Padi të ngjashme u ngritën nga mbi dymbëdhjetë shtete të tjera amerikane. Rrjeti TikTok i ka quajtur pretendimet të pasakta.

Është e paqartë se cilat opsione janë të hapura për zotin Trump, pasi ai të betohet si president të hënën. Ligji lejon një pauzë 90-ditore të kufizimeve ndaj aplikacionit, nëse do të kishte përparim drejt shitjes, përpara se të hynte në fuqi. Avokatja e shtetit Elizabeth Prelogar, e cila mbrojti ligjin në Gjykatën e Lartë në emër të administratës së Presidentit Biden, u tha gjykatësve javën e kaluar se është e pasigurt nëse perspektiva e një shitjeje pasi ligji të ketë hyrë në fuqi mund të mundësonte një afat 90-ditor për TikTok-un.

 

Gjatë dëgjimit të argumentave, një avokat i rrjetit TikTok dhe kompanisë mëmë kineze ByteDance Ltd., tha se do të ishte e vështirë të arrihej një marrëveshje shitjeje, në veçanti pasi ligji kinez kufizon shitjen e algoritmit që e ka bërë jashtëzakonisht të suksesshme këtë platformë të mediave sociale.

 

Aplikacioni u mundëson përdoruesve të shikojnë qindra video në gati gjysmë ore, sepse disa prej tyre zgjasin vetëm disa sekonda, thuhet në një padi të ngritur vitin e kaluar nga shteti Kentucky, ku akuzohet se TikTok-u është konceptuar për të krijuar ndërvarësi dhe për të dëmtuar shëndetin mendor të fëmijëve. Padi të ngjashme u ngritën nga mbi dymbëdhjetë shtete të tjera amerikane. Rrjeti TikTok i ka quajtur pretendimet të pasakta./VOA


Fraksion.com