AktualitetPolitikëTë fundit

“Shpalli dhëndrin e Trump si investitor strategjik në Sazan”, Berisha: Rama po blen influencë politike

Kryetari i PD Sali Berisha ka komentuar sot shpalljen e dhëndrit të Donald Trump si inverstitor strategjik në vendin tonë, për një investim në ishullin e Sazanit.

“Prej të paktën që nga viti 2001 gjer sot, Sazani iu është ofruar biznesmenëve të huaj në mënyrë periodike. Kjo është oferta e radhës, të cilën pa diskutim Edi Rama e bëri për të blerë influenca politike.

Por, një ofertë e cila plotëson rregullat ligjore, ne kemi deklaruar se nuk kundërshtojmë ofertat që bazohen në respektimin e ligjeve dhe rregullave të vendit.

Pavarësisht, theksoj dhe njëherë, se Edi Rama e ka përdorur atë për qëllime politike, por kjo është në tagrin e shqiptarëve të bëjnë vlerësimin e tyre për këtë përdorim”, tha ai.

 

Fraksion.com