Merr flakë qendra e azilit në Babrru, evakuohen personat që ishin brenda
Një qendër azili ka marrë flakë sot në Babrru të Tiranës.
Zjarri ka rënë rreth orës 8:40 të mëngjesit, paraprakisht dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike.
Shërbimet e Policisë kanë evakuuar në kohë personat brenda qendrës.
Zjarri është fikur nga shërbimi zjarrfikës, ndërsa si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale.
Policia thotë se grupi hetimor po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.
Fraksion.com